Portugalia dhe Ukraina nënshkruan sot një marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve nënujorë dhe organizimin e një forum ekonomik midis dy vendeve, njoftoi kryeministri portugez, Luís Montenegro.
Ai foli gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas Volodomyr Zelensky, në kuadër të vizitës së tij të parë në Kiev si kryeministër.
“Portugalia dhe Ukraina kanë një njohuri për automjetet pa pilot që tani është në ballë të botës,” theksoi Montenegro. Ai njoftoi gjithashtu se Portugalia do të prodhojë në vend dronë duke përdorur teknologji dhe ekspertizë shkencore ukrainase, ndërsa do të ofrojë përvojën dhe njohuritë e saj prodhuese për Ukrainën.
Montenegro shtoi se marrëveshja synon të bëhet një “pikë kthese” në marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, duke njoftuar mbajtjen e një forumi ekonomik dypalësh vitin e ardhshëm.
