Portugalia e Roberto Martínez siguroi kualifikimin për Botërorin 2026 me 9-1 spektakolar ndaj Armenisë. Një goleadë e arritur pa CR7, i pezulluar për goditjen ndaj Daran O’Shea. Në vendin luzitan kjo ka ringjallur debatin mbi “varësinë” nga Ronaldo. Trajneri Roberto Martínez u përgjigj: “Kur shënon, pyetja është ‘çfarë do bëjmë kur të mos jetë?’. Kur nuk luan dhe fitojmë, pyesin: Kush ka nevojë për Ronaldon?”
Fakti interesant? Portugalia ka shënuar dy herë në histori plot 9 gola…, të dyja herët pa golashënuesin më të mirë të kombëtareve (143 gola në 226 ndeshje). Herën e parë, më 2023 kundër Luksemburgut (9-0), CR7 mungoi po ashtu.
Megjithatë, statistikat e tij mbeten të forta: sipas “WhoScored”, deri në ndeshjen përmbyllëse të këtyre kualifikueseve, Ronaldo kishte kontribuar në 45% të golave të Portugalisë, në këto eliminatore (5 nga 11). Nën trajnerin Martínez, Cristiano ka 25 gola në 30 ndeshje (mesatare 0.83), më e lartë se me trajnerët e mëparshëm. Me Ronaldon, debatet nuk mbarojnë kurrë.
The post Portugalia fitoi thellë dhe rindezi debatin. Shënoi 9 gola për herë të dytë, pa… Ronaldon në fushë appeared first on Telesport.
