Gazetar: Zekirija Haxhiu

Policia Financiare nuk sqaron veprimin skandaloz që të pozicionohet me zyrë brenda Fondit Pensional dhe Invalidor në Shkup, ku nëpunës të policisë financiare po kryejnë kontrolle mbi lëndë të caktuara për ndarje të dyshimta të pensioneve. Ky veprim për të punësuarit në këtë institucion, paraqet një lloj organizimi dhe rendi të ri të vendosur nga udhëheqja e Fondit, por edhe presion dhe trysni ndaj punës së tyre. Në një përgjigje nga Policia Financiare për Alsat, shkurt thonë se ky veprim paraqet praktikë të zakonshme.

“Për shkak vëllimit të dokumentacionit dhe natyrës së veprimeve, mbikëqyrja dhe analiza bëhen në hapësirat e FSHPI, që paraqet praktikë të zakonshme gjatë ndërmarrjes së veprimeve në raste të tilla”, njoftojnë nga Policia Financiare.

Këtë e ka mundësuar vet drejtori i Fondit Shëndetësor Pensional, Nikolla Memov i cili nuk e pa të arsyeshme të sqarojë publikisht veprimin e tij. Nga atje na njoftuan me shkrim se kontrollet po bëhen brenda Fondit dhe për këtë u kanë siguruar zyrë. Siç njoftuan nga Policia Financiare, është hapur lëndë për shqyrtim të parregullsive të mundshme në punën e Fondit. Po bëhen analiza të dokumenteve me qëllim vërtetimin e parregullsive dhe veprimeve kriminale në korniza të kompetencave. Me qëllim udhëheqjen pa pengesa të procedurës penale dhe sigurimin e suksesshëm të dëshmive për vërtetimin e veprave penale dhe kryerësve të tyre, nga Policia Financiare nuk ndajnë më tepër detaje se për çfarë keqpërdorimesh bëhet fjalë. /Alsat.mk

The post Pozicionimi i Policisë Financiare në zyrat e FSSH për të punësuarit e këtij institucioni paraqet presion dhe trysni ndaj tyre appeared first on Alsat.