Mbyllja e merkatos verore ka lënë pas edhe disa prapaskena që nuk u bënë publike në kohë. Një prej tyre lidhet me Interin dhe mundësinë për të afruar një anësor ofensiv në ditët e fundit të merkatos.

Sipas Fabrizio Romanos, në fund të gushtit, trajneri Chivu ishte i gatshëm të mirëpriste një futbollist të aftë për të eliminuar kundërshtarin në duele një kundër një dhe për të pasur më shumë paparashikueshmëri në sulm. Përveç Diouf, një profil i tillë mungon ende në skuadrën zikaltër.

Gjithçka varej nga largimi i Luis Henrique. Rreth mesit të gushtit, braziliani ishte pranë transferimit te Roma dhe shitja e tij do t’i hapte Interit mundësinë për të bërë një tjetër afrim.

Ndërkohë, blerja e fundit e Marottës dhe Ausilios ishte Curtis Jones, i zyrtarizuar në prag të debutimit kundër Monzës. Megjithatë, sipas prapaskenës së zbuluar nga Romano, anglezi i ardhur nga Liverpool-i mund të mos kishte qenë përforcimi i fundit i Interit në merkaton verore. Në këtë kuadër, emri i Federico Chiesës u përmend si një prej mundësive të diskutuara, edhe pse operacioni nuk u konkretizua.

 

The post Prapaskena e Interit, në fund të merkatos verore tentoi të merrte Federico Chiesa appeared first on Telesport.