Kylian Mbape la menjëherë gjurmë në debutimin e Francës në Botërorin 2026, duke udhëhequr “Les Bleus” drejt fitores 3-1 ndaj Senegalit. Pas një sezoni të lodhshëm me Real Madridin dhe mes kritikave, kapiteni francez u përgjigj në fushë me një dopietë historike.
Me dy golat e shënuar, 27-vjeçari kaloi Olivier Giroud dhe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares franceze me 58 gola. Gjithashtu, ai barazoi Gerd Müller me 14 gola në historinë e Kupës së Botës dhe tani ndodhet vetëm dy gola larg rekordit absolut prej 16 golash, të cilin e mbajnë Lionel Messi dhe Miroslav Klose.
Mbas golit të parë, të realizuar pas asistit të Olise, kapiteni vulosi fitoren në kohën shtesë me një goditje të fuqishme nga jashtë zone, duke mposhtur Édouard Mendy.
Sipas të dhënave zyrtare të “Foot Mercato”, të regjistruara falë teknologjisë “Connected Ball Technology” të topit “Adidas Trionda”, goditja arriti shpejtësinë mbresëlënëse 121.2 km/h, duke u renditur si goli i dytë më i fuqishëm i Botërorit. Teknologjia e FIFA-s lejon matjen në kohë reale të pozicionit, trajektores dhe shpejtësisë së topit, duke ofruar statistika të detajuara.
The post “Predha” e Mbape…, goli i 3-1 arriti shpejtësinë 121 km/h. I dyti më i fuqishëm në Botërorin 2026 appeared first on Telesport.
