Ish-trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka thënë se nuk do të kthehet në drejtim të ndonjë ekip deri në verë. Holandezi, i shkarkuar nga United në tetor të vitit të kaluar, ishte kandidat për të drejtuar Borussia Dortmund pas shkarkimit të Nuri Sahin.

Në një klip të publikuar në rrjetet sociale nga agjencia e tij SEG, Ten Hag tha: “Unë tashmë kam vendosur të mos marr asnjë ofertë pune deri më 1 korrik. Kështu që, do të qëndroj pushim deri në fillimin e sezonit të ri

“.

Ten Hag, që vitet e fundit ka drejtuar “djajtë e kuq”, pranoi se ka nostalgji për skuadrën angleze: “Nëse ka një gjë që më mungon kohët e fundit është të drejtoj dhe përshëndes tifozët në Old Trafford”.

The post Prej 3 muajsh pa skuadër, Ten Hag konfirmon të ardhmen e tij: Deri në verë do të… appeared first on Telesport.