Kanë përfunduar tre ndeshjet e Premier League në orën 15:00, me tre rezultate mjaft befasuese. Manchester United i Amorimit u shemb në shtëpi (Garnacho, objektivi i Napolit, u la jashte) i mundur 1-3 nga Brighton.
Bie serish edhe Tottenhami, i cili pësoi një disavantazh të trefishtë në fushë te Everton në pjesën e parë, duke reaguar pjesen e dyte me golat e Richarlison dhe Kulusevski por qe nuk shmangen humbjen. Everton ka fituar një ndeshje në Premier League kundër Tottenham në Goodison Park për herë të parë që nga dhjetori 2012.
Pese humbje ne 6 ndeshjet e fundit ne Premier per Tottenham, qe ka arritur vetem nje barazim. Jane 16 gola te pesuar per ekipin e Ange Postecoglou, i cili tashme rrezikon jo pak stolin te “Spurs”.
Edhe Southampton i trajnerit Juric ra sërish, i mposhtur nga zbulimi absolut i turneut të deritanishëm, Nottingham Forest, i cili ndodhet ne vend te dyte me pike te barabarta me Arsenalin dhe sivjet synon futjen ne Champions League, trofe te cilin e ka fituar dy here ne histori. Jane 7 fitore ne 8 ndeshjet e fundit per ekipin e trajnerit Espirito Santo.
Disfata e Manchester United dhe Onana… – Manchester United ka pësuar humbje me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Brightonit në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit anglez. Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët që realizuan për 1-0 në minutën e pestë përmes Yankubah Minteh. Unitedi reagoi në minutën e 23-të duke arritur të barazojnë shifrat në 1-1 përmes Bruno Fernandes i cili u tregua i saktë nga penalltia.
Me të filluar pjesa e dytë Brightoni shënoi sërish për ta rikthyer epërsinë, kësaj radhe përmes Joao Pedros i cili në minutën e 53-të realizoi për 2-1, por ky gol u anulua për pozitë jashtë loje.
Kjo nuk i zmbrapsi mysafirët të cilët e gjetën sërish rrjetën me anë të Kaoru Mitomas që shënoi për 2-1 në minutën e 60-të. Shpresat e vendasve për rezultat pozitiv morën fund në minutën e 78-të ku pas një gabimi trashanik të Andre Onanas, Georginio Rutter shënoi për rezultatin 3-1.
Pas kësaj humbje, Manchester United mbetet në kuotën e 26 pikëve të grumbulluara dhe mban pozitën e 13-të në tabelë.
sdsdds
The post PREMIER | Nottingham Forest nuk ndalet, magjia e klubit legjendar e rigjetur! Tottenham në krizë totale, Moyes rilind Everton appeared first on Telesport.
