Futbollisti maroken Ashraf Hakimi ka reaguar publikisht lidhur me akuzën për përdhunim, duke deklaruar se e kundërshton plotësisht pretendimin dhe se beson që faktet do të vërtetojnë pafajësinë e tij.

“Në ditët e sotme, një akuzë për përdhunim mjafton për të justifikuar një gjyq, edhe pse unë e kundërshtoj dhe gjithçka provon se është e pavërtetë,” thuhet në deklaratën e tij.

 

Ai shtoi më tej se një situatë e tillë është e padrejtë si për të pafajshmit, ashtu edhe për viktimat e sinqerta.

 

“Është po aq e padrejtë për të pafajshmit sa edhe për viktimat e sinqerta. Unë e pres këtë gjyq me qetësi, i cili do të lejojë që e vërteta të dalë publikisht,” përfundon deklarata.

 

Çështja pritet të shqyrtohet në gjykatë, ndërsa lojtari ka theksuar besimin e tij se procesi ligjor do të sqarojë plotësisht situatën./Indeksonline/

The post Pres me qetësi gjyqin, e vërteta do të dalë në dritë! appeared first on Alsat.