Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është pritur sot në audiencë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku në Vatikan, ku edhe i dorezoi nje fanele me numrin “12”.
Një takim mjaft i veçantë, ku Presidenti Duka i shprehu Shenjtërisë së tij falënderimet dhe mirënjohjen për kontributin e paçmuar që ka dhënë në lartësimin e vlerave të humanizmit dhe mesazhet e tij për paqen dhe unitetin në të gjithë botën.
Papa Françesku vlerësoi rolin e sportit në ndërtimin e një shoqërie më të bashkuar dhe më të drejtë. Takimi ishte një moment simbolik që nënvizoi rëndësinë e sportit si një urë komunikimi mes popujve në botë.

Duka ndodhet ne Itali edhe pasi mori pjese ne zgjedhjet e Federates Italiane te Futbollit, ku u rizgjodh
The post Presidenti i FSHF, Armand Duka pritet në audiencë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku. I dhuron fanelë (FOTO) appeared first on Telesport.
