Në një intervistë, presidenti i nderit i Bayern Munich, Uli Hoeness, foli trajnerin aktual Vincent Kompany, punën dhe rezultatet e tij. Ai ka vlerësuar punën e bërë nga trajneri belg, që nuk ka shumë përvojë në këtë detyrë.
“Mendoj se Vincent është një trajner që mund të qëndrojë me ne për një periudhë më të gjatë kohore, gjë që do të ishte pozitive për klubin. Me kaq shumë ndryshime në krye të stafit teknik, as paraqitjet e ekipit nuk kanë qenë të mira”, tha Houeness.
Ai foli edhe për lamtumirën e Julian Nagelsmann, duke e mbajtur të hapur derën për rikthimin e tij të mundshëm për të drejtuar klubin: “E vërtetë që nuk kishim luajtur mirë që nga Krishtlindjet me të, por nuk ishte kjo arsyeja për marrjen e një vendimi të tillë”.
“Ishin Hasan Salihamidzic dhe Oliver Kahn që erdhën të më takonin. Ata kishin vendosur të shkarkojnë trajnerin. I thashë se nuk funksiononte kështu dhe se nëse duhej të kishte një shkarkim, duhej bërë në mënyrë të rregullt”, kujton Uli Hoeness
“Për momentin nuk ka lidhje mes Bayern dhe Nagelsmann, por pas disa vitesh kur ai nuk do të punojë më për Federatën Gjermane të Futbollit dhe ne do të kërkojmë një trajner, ai me siguri do të jetë ndër ata që mund të mendojmë”, tha Hoeness.
The post Presidenti Uli Hoeness zbulon të ardhmen e Kompany dhe bën thirrje për një rikthim të bujshëm në stol appeared first on Telesport.
