Me prezantimin e provave materiale të propozuara nga Prokuroria, në Gjykatën Penale Shkup vazhdoi procedura gjyqësore për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Janë prezantuar video incizime nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpinë e të akuzuarit Velibor Manev.
Në incizimet shihen të akuzuarit, sigurisht mes tyre edhe Lupço Pallevski Palloç, i cili del nga dera e vozitësit nga vetura Reno Kangu dhe ka hyrë në shtëpinë e Manevit së bashku me Keshishevin. Pas 20 minutave, Keshishev dhe Manev ngarkojnë bidona të zbrazët në automjetin e partisë “Desna”, me të cilin erdhi Pallevski, si dhe vendosin edhe pajisje tjera. Në incizimet më pas shihet se si të katër të akuzuarit, Manev, Keshishev, Pallevski dhe Videvski nisen në drejtim të shtëpisë së Zhezhovskit, i cili është edhe fqinj i Velibor Manevit.
Sipas prokurorisë në këto incizime shihet qëllimi i të akuzuarve që kanë shkuar që ta vrasin Zhezhovskin, t’ia marrin veturën “Citroen” e më pas ta rrëmbejnë dhe vrasin Vanjën.
