Në Stamboll, e premtja ishte dita e Romelu Lukakut. Sulmuesi belg, afrimi i ri i Fenerbahçe, foli në konferencë për shtyp: “Dua të falënderoj klubin për besimin. Është nder të jem këtu. Kisha kohë që dëshiroja të luaja te Fenerbahçe dhe e prisja këtë transferim prej rreth një muaji. Turqia është shtëpia ime e dytë”.

Për objektivat personalë dhe të skuadrës: “Ajo që ka rëndësi është që Fenerbahçe të fitojë. Nuk kanë rëndësi individët, por skuadra. Duam t’i bëjmë tifozët tanë të lumtur me futbollin që luajmë. Duam të fitojmë të gjithë trofetë këtu dhe të kemi sukses në Europë. Personalishte kam ambicien t’ua tregoj të gjithëve vlerën time”.

Për shokët e skuadrës: “Kam folur me Skriniar, Guendouzi, Aké, Kanté… Atmosfera është e shkëlqyer. Duhet ta përballojmë çdo ndeshje si një finale”.

Për formën fizike: “Ndihem 100%. U stërvita dje me skuadrën dhe javën e ardhshme dua të zbres në fushë. Duam sukses në Superligë, Kupën e Turqisë dhe Europë. Nëse luan për këtë klub, presioni është i pashmangshëm”.

The post Prezantohet Lukaku: Turqia është shtëpia ime e dytë, dua të fitoj gjithçka me Fenerbahçen appeared first on Telesport.