
Sot patëm kënaqësinë që para kryetarit të Komunës së Likovës, Erkan Arifi, dhe administratës komunale, të bëjmë prezantimin e projektit “Trashëgimia kulturore si potencial turistik në Komunën e Likovës”, mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.
Që nga lokaliteti arkeologjik Uji i Thartë (Mumiet e Likovës) e deri te komplekset e reja të dëshmorëve të kombit, kjo zonë përfaqëson një pasuri të rrallë të trashëgimisë kulturore e historike, me një potencial të jashtëzakonshëm kulturor – turistik, e cila meriton jo vetëm se një kujdes të veçantë nga institucionet komunale e shtetërore, por edhe një promovim dinjitoz në përmasa ndërkombëtare.
