Në drekën e Krishtlindjeve të Këshillit Britaniko-Amerikan të Biznesit, të mbajtur në Santa Monica, Kaliforni, Princi Harry, Duka i Sussex, bëri shaka për jetën në familjen mbretërore.
Konkretisht, princi ishte i ftuar dhe folës në drekën e 65-të vjetore të Krishtlindjeve dhe me atë rast ai e krahasoi jetën në familjen mbretërore me serialin televiziv të njohur britanik “Downton Abbey”.
“Njerëzit ndonjëherë më pyesin nëse të rritesha me familjen mbretërore ishte si ‘Downton Abbey’. Po, por vetëm njëra nga ato botë është e mbushur me drama, intriga, darka luksoze dhe martesa me amerikanë, ndërsa tjetra është thjesht një serial televiziv”, tha Harry.
Duka i Sussex reflektoi gjithashtu mbi jetën në Shtetet e Bashkuara si shtetas britanik: “Për mua, të qenit britanik nuk ka të bëjë me qëndrimin tënd, por me atë për të cilën mbështetesh”.
Harry përmendi gjithashtu se festimi i Ditës së Pavarësisë Amerikane ishte një përvojë e re për të.
“Është një botë e re për mua, duke festuar pavarësinë nga Britania dhe veçanërisht pavarësinë nga stër-stër-stër-stërgjyshi im”, tha ai.
“Pres me padurim t’i përshëndes bashkatdhetarët e mi nga ‘majtë pellgut’ nëse kalojnë doganën dhe ICE-në”, bëri shaka Harry.
Fjalimi i tij pasoi një paraqitje surprizë në “The Late Show with Stephen Colbert” më 3 dhjetor, ku ai bëri shaka se si “e humbi rrugën” ndërsa bënte audicion për rolin e një princi në një komedi romantike të Krishtlindjeve.
The post Princi Harry bëri shaka për jetën në familjen mbretërore: Të kujton serialin “Downton Abbey”, vetëm se me më shumë dramë appeared first on Alsat.
