Shtatë persona janë ndaluar sot (30.11.2025) pas përfundimit të ndeshjes mes Vardarit dhe Shkupit, e zhvilluar në Shkup, njofton TV21. Të arrestuarit dyshohen për përdorim të mjeteve piroteknike si dhe për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Incidente janë regjistruar në dy lokacione të ndryshme në territorin e qytetit të Shkupit.

“Sot (30.11.2025), pas përfundimit të ndeshjes së futbollit në kuadër të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, e zhvilluar ndërmjet ekipeve FC Vardar dhe FC Shkupi, në kompleksin sportiv të FFM-së ‘Petar Miloshevski’, për shkak të kundërvajtjeve të kryera me hedhjen e mjeteve piroteknike sipas Ligjit për parandalimin e dhunës në ndeshjet sportive, si dhe për prishjen e rendit dhe qetësisë publike me sjellje të pahijshme dhe arrogante dhe mosrespektim të urdhrave të pjesëtarëve të policisë në dy lokacione të ndara në territorin e qytetit të Shkupit, janë ndaluar gjithsej shtatë persona dhe ndaj tyre do të ndërmerren masa në pajtim me dispozitat ligjore”, thuhet në njoftimin e MPB-së.