Rreth 100 fëmijë pjesëmarrës në Kampionatin Ballkanik në Mal të Zi, për shkak të një defekti të autobusit kanë mbetur në rrugë. Fëmijët janë nisur në ora 17:00 nga Bar i Malit të Zi, ndërsa pas dy orë rrugë rreth orës 19 në afërsi të kufirit Mali i Zi – Shqipëri autobusi prishet. Osma Muadini njëri nga prindërit për TV21 tha se tashmë disa prindër janë organizuar vetë me vetura për të shkuar për t’i marrë fëmijët.
