Problemet e Liverpool në fushë, që vijnë si pasojë e 4 humbjeve radhazi, janë pasuar edhe me një problem mekanik që pati avioni që do t’i transportonte ata në Gjermani, për ndeshjen e Champions League ndaj Eintracht Frankfurt.
Skuadra angleze mbërriti në Gjermani rreth mesnatës së djeshme, por për trajnerin Arne Slot kjo nuk do të ndikojë në përgatitjet e tyre. “Kjo nuk do të ndikojë në përgatitjet për ndeshjen e sotme”, tha Slot për UEFA.com.
“Ne jemi stërvitur në qendrën tonë, ndaj kjo nuk mund të jetë kurrë një justifikim për ndeshjen
”, tha Slot, që nuk pranon ta quajë krizë situatën që po kalon skuadra e tij, me disa përforcime që ende nuk kanë dhënë asgjë këtë sezon.“Ne duhet të qëndrojmë së bashku. Patëm shumë takime, folëm me njëri-tjetrin dhe gjëja më e rëndësishme është që të qëndrojmë së bashku kur është një kohë e vështirë”, shtoi trajneri holandez.
“Nëse punoni shumë dhe vazhdoni, fati do të jetë në anën tuaj. Ne duhet të marrim tre pikët, por më e rëndësishmja është të tregojmë karakterin që kemi, atë që Liverpool mund të bëjë dhe atë që jemi në gjendje të bëjmë”, deklarop Slot.
The post Probleme me avionin, Liverpool mbërrin në mesnatë, Slot: Ky s’do të jetë justifikim për sot, nuk jemi në krizë appeared first on Telesport.