Gazetar: Bashkim Sulejmani

Në komunën e Gostivarit dhe Vpraçishtit që nga mëngjesi i sotëm ka filluar shpërndarja e materialit në gjithësej 121 vendvotime nëpër shkollat dhe objekte të tjera të qytetit, ku pritet që nesër duke filluar që nga ora 7 e mëngjesit, të votojnë 82.870 votues të regjistruar në listën e votimit.

Ditën e sotme votuan të sëmurët dhe të burgosurit, që në numër janë 146 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, si dhe në komunën e Vrapcishtit, 32 të atillë.

Në Gostivar në Listën Zgjedhore janë regjistruar 82.870 qytetarë me të drejtë vote, 78.185 votues janë banorë të përhershëm të komunës, përderisa në listën e veçantë zgjedhore për persona të cilët jetojnë jashtë vendit janë regjistruar 4 604 votues, ndërsa 81 persona janë në burg ose në paraburgim.

“Në komunën tonë, numri i kërkesave për personat e sëmurë janë 146 dhe të gjitha kërkesat u pranuan. Kishim një kërkesë për një person që ishte në burg shtëpiak, mirëpo atij iu refuzua kërkesa shkaku se neve të dhënat për emrat e personave që gjenden në burg na i dërgon Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe personi që bëri kërkesë tek ne nuk ishte në listë dhe për këtë shkak iu refuzua kërkesa andaj, personi procedurën duhet ta vazhdon me parashtres në KSHZ. Sot kërksa ishte për 146 vetëm, ne pranuam materialin e dorëzuam të njëjtin në gjitha këshillat zgjedhore dhe ka filluar procesi”, tha Ajshe Osmani, Nënkryetare e Komisionit zgjedhore komunal.

Materiali i besueshëm zgjedhor shëprndahet nëpër këshillat komunal dhe vendvotimet janë gati për procesin e nesërm zgjedhor.

The post Procesi zgjedhor në Gostivar zhvillohet pa probleme appeared first on Alsat.