
Në Maqedoninë e Veriut u rrit prodhimi industrial për 2.7 përqind. Rritje më e theksuar u regjistruar te prodhimi i produkteve të duhanit.
“Prodhimi industrial në shtator të vitit 2025 është zmadhuar për 2.7% krahasuar me muajin shtator të vitit 2024”, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar që rritja më e madhe është te prodhimi i produkteve të duhanit (184.1 %).
Në këtë periudhë, ulje më e madhe e prodhimit u regjistrua te prodhimet tjera industriale përpunuese (69.6 %).
“Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit shtator të vitit 2025, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie nga 1.7%, në sektorin Industria përpunuese shënon rritje nga 3.1%, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rënie nga 2.5%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

