Është mbajtur takimi i parë i grupit punues për projektin rrugor Tetovë-Prizren, një nismë strategjike që synon të forcojë lidhjet infrastrukturore mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Në takim është diskutuar për hapat konkretë për realizimin e projektit dhe është dakorduar për përshpejtimin e procedurave burokratike, kumtoi përmes një njoftimi me shkrim zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli-Shaqiri, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti si një urë bashkëpunimi ekonomik dhe social ndërmjet dy vendeve, që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në qarkullimin dhe zhvillimin rajonal./TV21
