Rijad Shaqiri nga koalicioni VLEN në emisionin Daily Click në TV21, foli edhe për ndryshimet Kushtetuese. Shaiqir tha se VMRO-DPMNE ka dhënë dritë jeshile se janë të gatshëm të bëjnë ndryshimet Kushtetuese. Tutje, Shaqiri shtoi se propozimi i Bujar Osmanit, ish-ministër i Jashtëm nga radhët e BDI-së është i lejueshëm, por shtoi se derisa ai ka qenë ministër i Jashtëm, disa herë ka hapur shampanjë në aeroplan për hapjen e negociatave.
“Dikush që ka qenë në atë pozicion, të ministrit të Jashtëm që ka kryesuar në bisedime të caktuara. z. Bujari e ka pasur mundësinë gjatë mandatit të tij së ministër i Jashtëm t’i rregullojnë këto mekanizma të cilat ai i ka në bindjen e tij t’i vendos në funksion, por nuk e ka bërë. Propozimi nga ana e tij është procedurë e lejueshme. Prap mendoj se me vetë faktin që VMRO ka dhënë një pass në këtë drejtim se janë të gatshëm të bëjnë ndryshimet Kushtetuese, por me kusht që kur të fillojnë bisedimet të hyjnë në funksion, lë hapësirën mund të diskutohet edhe mund të negociohet dhe mund të arrihet marrëveshje. Ne kemi pasur disa herë që kemi festuar se po hapen negociatat, z.Bujari disa herë ka hapur shampanjë në aeroplan t’u ardhë prej Brukseli”, u shpreh në Daily Click, Rijad Shaqiri, deputet i koalicionit VLEN.
