Më 14.03.2026, me fillim në ora 12:05, në organizim të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, në Shkup do të mbahet një protestë. Marshimi do të nisë nga para ndërtesës së LSM-së në rrugën “Mirçe Acev”, deri te ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup.

Për këtë arsye, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të vendosë një regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët e përmendura në qytetin e Shkupit.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve që të respektojnë udhëzimet dhe urdhrat e nëpunësve policorë në rrugët ku do të zhvillohet lëvizja e pjesëmarrësve në protestë.