Gjithçka që duhet të bërë për ta realizuar provimin e jurisprudencës në gjuhën shqip është që ministri i drejtësisë ta përfshijë në programën, e cila parashihet në ligjin për dhënien e provimit të jurisprudencës, thotë profesori universitar Mersim Maksuti. Sipas tij realizimi i provimit në shqip është plotësisht i mundshëm edhe në aspektin kadrovik, sepse siç shtoi, shqiptarët kanë profesorë të lëndëve përkatëse të cilët i parasheh provimi i jurisprudencës.
“Ministri, është në kompetencë tij me programën e tij e organizon procedurën e organizimit të dhënies së provimit të jurisprudencës. Aspak nuk është pengesë, ose deficit kuadri shqiptare, sepse të gjitha provimit përkatëse ne i kemi profesorët tanë të fakulteteve juridike të universiteteve shqiptare”, tha Mersim Maksuti – profesor universitar.
Dje kryeministri Mickoski tha se nëse dikush kërkon që provimin ta mbajë në shqip, ajo duhet t’i lejohet, por profesori Maksuti thotë se kjo çështje nuk duhet të bëhet sipas kërkesës, por me automatizëm.
“Kjo çështje, organizimi i dhënies së provimit të studentëve duhet të bëhet nga vet institucioni sipas detyrës zyrtare, jo me kërkesë të veçantë të studentëve. Ligji për përdorimin e gjuhëve e obligon këtë institucion dhe gjitha institucionet tjera zbatimin e gjuhës shqipe”, deklaroi Mersim Maksuti – profesor universitar..
Muksuti kritikoi edhe ministrat e kaluar të cilët, siç tha, ndonëse kanë pasur bazë ligjore nuk e kanë vendosur këtë çështje në praktikë.
“Një vërejtje për ministrat tanë shqiptarë në të kaluarën. Ka qenë në kompetencë të tyre dhe nuk kanë arrit në praktikë ta zbatojnë gjuhën shqipe, një çështje shumë e thjeshtë për ta organizuar, pa mos pas pengesë sepse, ligji i jurisprudencës që është debati se nuk e ka lejuar rregullorja e ministrisë së drejtësisë por vet fakti që ekziston ligji për gjuhën shqipe, ka qenë bazë e mjaftueshme”, u shpreh Mersim Maksuti – profesor universitar.
Dhe jo vetëm provimi i jurisprudencës, sipas Makutit, duhet të zgjidhen edhe shumë provime tjera që duhet të jepen në shqip. Ai përmendi shembuj në shëndetësi kur jepen licencat për stomatologë, fizioterapeutë, etj, por edh enë në ekonomi si licencat për revizor, ose licencat për drejtorë, që sipas tij duhet të rregullohen që të jepen në shqip.
