Pep Guardiola është përpjekur të shfajësohet për dështimin e Manchester City këtë sezon, duke argumentuar se problemi themelor kanë qenë dëmtimet e lojtarëve kryesorë.
“Këtë sezon ka qenë e pamundur për ne që të konkurrojmë për titullin kampion. Hidhini një sy FA Cup. Kjo është gjysmëfinalja jonë e shtatë radhazi. Njerëzit mund të thonë se po luajmë ndaj rivalëve të dobët, por mos harroni se jemi thuajse gjithmonë në garë”.
“Na është dashur të luajmë pa shtyllën e skuadrës, sepse dëmtimet kanë qenë të shumta. Kështu nuk rivalizon dot me të mëdhenjtë. Jemi penalizuar nga dëmtimet”.
The post Pse dështoi Manchester City? Pep Guardiola e ka një argument për këtë appeared first on Telesport.
