PSG ka fituar Kupën Interkontinentale pasi mundi nga pika e bardhë Flamengon, koha e rregullt përfundoi me shifrat 1:1, në finalen e luajtur në Katar.
Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për PSG-në. Ishte gjeorgjiani Kvaratskhelia që gjeti golin në minutën e 37-të, pas një aksioni të shpejtë të francezëve dhe topit të futur në zonë nga Desire Doue, por që nuk u zotërua në mënyrën e duhur nga portieri i Flamengos, Agustin Rossi, fajtor në golin e pësuar.
Barazimi i brazilianëve do të vinte në minutën e 62-të nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli në zonë nga Marquinhos. Godet Jorginho, topi përfundon në rrjetë.
Në minutën e fundit shtesë, Marquinhos do të kishte një shans të artë për të gjetur golin e fitores dhe për të “shlyer” gabimin e penalltisë, por mbrojtësi braziliani nuk arriti dot të tregohet i saktë.
Koha e rregullt do të përfundonte në barazim 1-1. Rezultati nuk ndryshoi as në kohë shtesë prej 30 minutash. Dy ekipet i drejtohen “ruletës ruse”, aty ku parizienët u treguan më të saktë.
Flamengo gaboi 4 nga 5 penalltitë, ndërsa francezët gauan vetëm dy.
The post PSG fiton Kupën Interkontinentale falë “ruletës ruse”. Flamengo katastrofë nga pika e bardhë e penalltisë appeared first on Telesport.
