PSG fiton Superkupën e Francës, pasi mposhti nga pika e bardhë e penalltise Olimpique Marseille. Në finalen e luajtur në Kuvajt, koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2, 20 minutat e fundit të takimit ishin shumë interesante. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për PSG-në, falë golit të fituesit të “Topit të Artë”, Ousmane Dembele në minutën e 14-të, pas asistit të të zakonshmit Vitinha.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për ekipine drejtuar nga Roberto De Zerbi. Në minutën e 76-të ishte Mason Greenwood, që barazoi shifrat 1-1, nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë anglezi pas një faulli nga portieri Lucas Chevalier.

Në minutën e 87-të, një krosimi në zonë i Hamed Junior Traore, devijohet në portën e tij nga Willian Pacho. Në minutën e 4-të shtesë nga 6 të dhëna, PSG barazon shifrat me Goncalo Ramos. SHIKOGOLIN

Pas një kundërsulmi të shpejtë dhe një topi të gjatë të Vitinha për Bradley Barcola, ky i fundit pason me kokë për Ramos, portugezi dërgon topin në rrjetë. Koha e rregullt mbyllet 2-2.

Dy ekipet i drejtohen “ruletës ruse”, aty ku futbollistët e PSG-së u treguan më të saktë. Goncalo Ramos, Vitinha, Nuno Mendes dhe Desire Doue, u treguan të saktë për PSG. Për Marseille gabuan O’Riley dhe Traore, shënoi vetëm Murillo.

The post PSG fiton Superkupën e Francës në një finale dramatike, ku vendosi “ruleta ruse” (video) appeared first on Telesport.