Ndeshja mes Real Madrid dhe Barcelonës është mbyllur me një sherr masiv në fushën e lojës, të nisur nga një debat mes Karvahal dhe Jamal, me këtë të fundit që sfidoi hapur madrilenët për “duel” në dhomat e zhveshjeve.
Një sherr me pasoja për të dy skuadrat pasi gjyqtari Sezar Soto Grado nuk ka kursyer kartonët ndaj protagonistëve. Në protokollin përfundimtar të ndeshjes, bie në dy se ka 6 kartonë të verdhë dhe një të kuq që janë dhënë për atë sherr nga kryesori. Ai nuk ka detajuar llojet e të sharave apo deklaratat, por ka qartësuar se çfarë roli kishte secili lojtar që u ndëshkua në atë përplasje.
Kartoni i verdhë
Militao: Pasi ndeshja kishte mbaruar dhe ndërsa ishte ende në fushë, për përballje me një kundërshtar pa e fyer ose kërcënuar atë
Rodrigo: Pasi ndeshja kishte mbaruar dhe ndërsa ishte ende në fushë, për përballje me një kundërshtar pa e fyer ose kërcënuar atë
Vinicius: Për përballje me një kundërshtar pa e fyer ose kërcënuar atë, nga stoli
Balde: Për përballje me një kundërshtar pa e fyer ose kërcënuar atë, nga stoli
Fermin Lopez: Për shtyrje të një kundërshtari, duke shkaktuar një konflikt
Ferran Torres: Pasi ndeshja kishte mbaruar dhe ndërsa ishte ende në fushë, për përballje me një kundërshtar pa e fyer ose kërcënuar atë
Karton i kuq
Lunin: Për largimin nga stoli i tij drejt stolit të rivalëve, me një qëndrim agresiv, dhe u desh të ndalohej nga shokët e tij të ekipit.
The post Publikohet raporti i gjyqtarit me 6 të verdhë dhe një të kuq appeared first on Alsat.

