Paraditen e sotme, La Repubblica raportoi se ka një krisje të marrëdhenies mes Christian Pulisic dhe trajnerit Conceicao, tensionet mes dyshes janë shtuar shumë sidomos pas eleminimit nga Champions League.
Ndër të tjera në raportim thuhej se amerikani nuk është dakord me metodat e përdorura nga trajneri portugez dhe i ka vendosur ultimatum klubit, se në rast se nuk largohet Conceicao, do jetë ai që do ndajë rrugët me Milan-in në fund të sezonit.
Pas këtij lajmi të bujshëm që bëri jo pak zhurmë, ka reaguar vetë Pulisic në faqen zyrtare të klubit të Milan-it, ku ka hedhur poshtë lajmin e publikuar nga La Repubblica.
“Nuk kam debatuar kurrë me trajnerin dhe nuk kam kërkuar kurrë të largohem. Jam shumë i lumtur te Milan dhe dua të vazhdoj ta vesh këtë fanellë. Leximi i këtyre gënjeshtrave është i papranueshëm, por le të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar dhe të luftojmë së bashku në fushë, për klubin”, thuhet në reagimin e Pulisic.
The post Pulisic do të largohet nga Milan pas përplasjes me Conceicao-n? Amerikani jep mesazhin e fortë për tifozët appeared first on Telesport.
