Sulmuesi i Milanit, Christian Pulisic, foli për “Sky Sport” pas humbjes 2-1 në Champions League, ndaj Dinamos së Zagrebit: “Duhet të luajmë më mirë. Gjithmonë e komplikojmë situatën në pjesën e parë dhe kështu bëhet e vështirë të ndryshojmë rrjedhën e lojës. Gabime mund të ndodhin, por duhet të fitojmë më shumë duele dhe të kemi më shumë vazhdimësi”.
Pse ka kaq shumë luhatje në performancë?
Po punojmë për ta përmirësuar këtë aspekt, por ende nuk kam një shpjegim të saktë.
A po mendonit për derbin e fundjavës?
Kemi një mundësi të madhe kundër Interit këtë fundjavë.
The post Pulisic: Gjithmonë i vështirësojmë ndeshjet në pjesën e parë, nuk e shpjegoj dot appeared first on Telesport.

