Në një intervistë për “Tuttosport”, ish-drejtori sportiv i Milanit, Ariedo Braida, komentoi momentin e skuadrës kuqezi. Për Allegrin tha: “Është një ‘fuoriclasse’ i stolit dhe vlera reale e këtij Milani. Një trajner konkret, me karizëm dhe autoritet. Ka rikthyer disiplinën që duhej për të arritur lart. Tani Milani është i bashkuar dhe rezultatet duken. Max e ka fitimin prioritet; mënyra se si luan nuk ka rëndësi, vetëm rezultati”.

Për garën e titullit: “Duket një kampionat pa pronar; Interi dhe Napoli kanë pak më shumë cilësi në skuadër, por Milani pa kompeticione europiane dhe me rinovime të duhura në janar mund të jetë konkurrues deri në fund”.

Për Pulisic: “Fantastik, më kujton Shevchenkon për ndikimin në rezultat”. Për Modric: “Një kampion i vërtetë, 40 vjeç dhe akoma ecën më tepër se shumë të rinj”. Për Maignan: “Është magnetik, me karizëm dhe bën diferencën; duhet të blindohet sa më shpejt për të fituar trofe”.

The post “Pulisic më kujton Shevchenkon, Maignan duhet të ‘blindohet’ pa asnjë dyshim” appeared first on Telesport.