Milan e ka nisur mjaft mirë pjesën e dytë në derbin ndaj Interit, duke gjetur avantazhin me Christian Pulisic në minutën e 54-të. Pas një kundërsulmi të shpejtë të kuqezinjve, goditja e parë e Saelemaekers ndalet nga Yann Sommer, por Pulisic ndoqi mirë aksionin dhe dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN

Zikaltrit e nisin vrullshëm takimin, rasti i parë vjen që në minutën e 4-të. Dimarco kroson, Thuram godet me kokë, por gjuajtja e tij ndalet në mënyrë spektakolare nga Mike Maignan.

Në minutën e 15-të, Peter Sucic provon të gjejë rrjetën, por goditja e kroatit përfundon jashtë kuadratit. Rasti më i rrezikshëm për zikaltrit do të vinte në minutën e 27-të, Calhanogolu kroson nga këndi, Acerbi godet me kokë dhe topi përplaset në shtyllë.

Në minutën e 37-të, Inter i afrohet sërish golit. Pas një kombinimi të bukur Thuram-Lautaro, sulmuesi argjentinas godet me të jashtmen, por Mike Maignan tregohet fantastik dhe shpëton kuqezinjtë, duke e shtyrë topin në shtyllën e jashtme.

Milan pati dy raste të mira me Saelemaekers dhe Pulisic në minutat 41′ dhe 43′, por tentativat e tyre përfunduan jashtë kuadratit. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

The post Pulisiiiiiiiiiiic! Pjesa e dytë e derbit nis me gol, Milan në avantazh (video) appeared first on Telesport.