Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë zhvilluar një bisedë telefonike të shtunën, ku diskutuan për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, njofton zyra e Kremlinit.

Putin dhe Netanyahu raportohet se biseduan për Rripin e Gazës në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, për shkëmbimin e pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestin ezë, si dhe për statusin e programit bërthamor iranian, shkruan The Jerusalem Post, transmeton Dukagjini.

Diskutime u zhvilluan edhe për përpjekjet për stabilizimin e situatës në Siri, ku konflikti i gjatë ka çuar në një krizë humanitare dhe politike.

Biseda vjen në një kohë kur Lindja e Mesme përballet me tensione të larta pas përshkallëzimit të konflikteve midis Izraelit dhe grupeve palestineze në Gaza, si dhe shqetësimeve ndërkombëtare mbi aktivitetet bërthamore të Iranit.

Rusia, si një aktor kyç rajonal, ka kërkuar të luajë rol në lehtësimin e tensioneve dhe mbështetjen e armëpushimeve, ndërsa Izraeli vazhdon të kërkojë siguri për qytetarët e tij dhe lirimin e pengjeve.

The post Putin dhe Netanyahu flasin për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme appeared first on Alsat.