Presidenti rus Vladimir Putin tha se lufta me Iranin kishte shkaktuar një krizë globale energjetike dhe paralajmëroi se prodhimi i naftës që varet nga transporti detar përmes Ngushticës së Hormuzit mund të ndalet. Ai tha se Rusia është gati të furnizojë përsëri Evropën me naftë dhe gaz, nëse vendet evropiane vendosin të rifillojnë bashkëpunimin.
“Nëse ata vendosin të riorientohen dhe të na ofrojnë bashkëpunim afatgjatë pa presion politik, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe me evropianët”, tha Putin.
Çmimi i naftës sot kaloi 100 dollarë për fuçi dhe arriti nivelin më të lartë që nga viti 2022, pasi Ngushtica e Hormuzit është praktikisht e mbyllur për shkak të luftës me Iranin.
The post Putin pas krizës energjetike: Jemi gati të furnizojmë përsëri Evropën me naftë dhe gaz appeared first on Alsat.
