Lideri rus Vladimir Putin ka thënë se raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në pikën me të ulët qe prej Luftës së Dytë Botërore, por, prej ardhjes se Donald Trump në krye të SHBA-ve, ka shtuar ai ‘‘kemi filluar të shohim dritë në fund të tunelit’’.
Putin ka komentuar edhe takimin e tij me Trump në Alaska duke thënë se ka qenë takim shumë i mirë dhe i sinqertë.
‘‘Sa i përket marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara, ato janë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore, e kam thënë këtë shumë herë, por me ardhjen e Presidentit Trump kemi filluar të shohim dritë në fund të tunelit. Dhe kohët e fundit kemi pasur një takim shumë të mirë dhe të sinqertë në Alaska. Konteksti vazhdon në nivel ministror, zyrtarësh dhe biznesi’’, ka deklaruar ai.
The post Putin thotë se takimi në Alaska ka qenë shumë i mirë: Me Trump’in po shohim dritë në fund të tunelit appeared first on Alsat.
