Me vlerësimet e përditësuara të “Transfermarkt”, sajti i specializuar i vlerësimit të lojtarëve, rezulton se dy janë qendërmbrojtësit më të kushtueshëm në botë
Bëhet fjalë për William Saliba dhe Alessandro Bastoni, të dy me vlerë 80 mln euro. Italiani i Interit është rritur në vlerë, kurse francezi i Arsenalit ka disa muaj që vlerësohet me këtë shifër.
Vlen për t’u theksuar se Arsenali sot ka dyshen më të fortë në botë në qendër të mbrojtjes, duke qenë se Gabriel Magalhães vlerësohet vetëm 5 mln euro më pak, pra 75 mln euro.
Renditja e qendërmbrojtësve vijon me talentin adoleshent të Barcelonës, Pau Cubarsi, i vlerësuar 70 mln euro, ndjekur nga Ruben Dias (City, 70 mln euro), Ibrahima Konaté (Liverpool, 60 mln euro) dhe Murillo (Nottingham Forest, 55 mln euro).
The post Qendërmbrojtësit më të kushtueshëm në botë, Saliba konkurrohet nga një yll i Serie A appeared first on Telesport.
