Qeveria sot në mbledhjen e saj ka konfiskuar edhe gjashtë licenca nga kompani të ndryshme për përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Sipas zëdhënëses së Qeverisë Marija Miteva, konfiskimi ka ardhur pas konstatimit nga kontrollet e bëra mbi dyshimet për shkelje të protokolove dhe keqpërdorimeve.

“Sot kishte 6 pika nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria sot ka hequr 6 licenca. Bëhet fjalë për shkelje ligjore të konstatuara gjatë një kontrolli të kryer nga Komisioni që është kompetent për t’i verifikuar të gjitha kushtet që duhet t’i posedojnë”, theksoi Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë. /Alsat.mk.

The post Qeveria konfiskoi edhe gjashtë leje nga kompanitë për përpunimin e kanabisit appeared first on Alsat.