Në 15 ditët e ardhshme pritet mendimi i Këshillit të Prokurorëve Publikë për kandidatët për kryeprokuror të ri, pasi qeveria e ka miratuar konkluzionin për kandidatët e paraqitur.

Kryeministri Hristijan Mickoski pret që Prokurori i ri i shtetit të jetë mbrojtës i së drejtës dhe gjenerator i drejtësisë. Sipas kryeministrit, gjithçka që duhet të bëjë kryeprokurori i ri është të nxjerrë dhe të hetojë të gjitha rastet që mbahen në sirtar.

Veprat për të cilat nuk ka prova t’i mbyllë, ndërsa ato për të cilat ka prova t’i dorëzojë në gjykatë.

Kandidaturat për Prokuror të ri të shtetit në opinion i kanë konfirmuar ushtruesja e detyrës së Prokurores së shtetit Anita Topolova-Isajlovska, prokurorja Lençe Ristovska, gjyqtari i Gjykatës Penale Nenad Savevski, ish-kryetari i Gjykatës Penale Vladimir Pançevski dhe prokurorja e Prokurorisë së Shkupit Lidija Rajçeviq.

The post Qeveria miraton konkluzionin, pritet vlerësimi për kryeprokurorin e ri appeared first on Alsat.