Në seancën e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ka kaluar projekt ligji për Medresenë “Isa Beu” në Shkup.

Siç bëhet e ditur nga më shumë pjesëtarë të Koalicionit qeverisës, ky ky vendim i hap rrugë funksionimit të rregullt dhe të ligjshëm si një institucioni i rëndësishëm arsimor, që do të veprojë në përputhje me standardet shtetërore dhe kushtetuese të arsimit të mesëm.