Shefi i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku thotë se si parti kanë 9 deputetë në Kuvend. Në prononcim për TV21, Qoku tha se janë të mirëseardhur të gjithë ata deputetë që duan ta vazhdojnë betejën që VLEN e nisi si koalicion.
“Ky subjekt politik, aktualisht tani i ka 9 deputetë, por natyrisht që mendohet se mund të vijnë edhe deputetë të tjerë, të gjithë ata deputetë janë të mirëseardhur, që janë rreshtuar për ndryshime në skenën politike shqiptare, për përmirësim të gjendjes së qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. A jeni në komunikim me ndonjërin nga 5 deputetët e grupit parlamentar të ASH-së dhe a pretendoni që ndonjëri prej tyre t’ju bashkohet?
