
Qytetarët në pjesë të ndryshme të kryeqytetit ankohen për erën e keqe që nga momenti i shpërthimit të zjarrit në depon e mbetjeve elektronike në Trubarevë. Tymi i zi dhe era e rëndë, më të theksuara ishin gjatë natës.
“Unë jam qytetarë i Amerikës, atje kam jetu 50 vjet këtu ajri nuk bënë për askund, ku ka njerëz motorët ecin, me naftë me dizel çka është më keq….Ditëve të fundi është tu pas më shumë zjarre?.. po era ka ardhur prej asaj ku është atje… Trubareva a ku e di unë , ka ardhur një erë shumë e keqe këtu. A e ndjetë erën e keqe?”, tha një qytetar.
“Shumë keq, është i ndotur. Si ishte dje në mbrëmje? Epo njësoj”, shtoi një tjetër.
“Nuk është i pastër ka ndotje. Dje në mbrëmje si ishte? Ishte më keq. Çfarë mendoni për këtë? Këtë duhet ta mendoj qeveria dhe komunat. A është e dëmshme për ju? Si nuk është e dëmshme nuk mund të marrësh frymë”, tha një qytetar.
“Ajri…po është ngulfatës. Unë jetoj në Gjorçe atje është mirë, ndërsa në këtë pjesë është më i ngulfatur”, tha një qytetar.
Tymi i zi nga zjarri në Trubarevë, një ditë më parë mbuloi kryeqytetin. Pamjet e tilla dukeshin nga çdo cep i Shkupit. Autoritetet njoftuan se ndotje e lartë matjet kanë treguar vetëm në zonën për rreth zjarrit në Trubarevë, përkatësisht në largësi prej 150 metrave nga deponia ka përqendrim të lartë të substancave të dëmshme. Në rreth 200 metra nga qendra e zjarrit, ndotja është e ulët, ndërsa sipas të dhënave zyrtare 400 metra nga vendi i ngjarjes nuk është vërejtur prani e ndotjes./Alsat.mk
