Gazetar: Avni Tahiri

Qytetarët dëgjojnë planet dhe premtimet e kandidatëve për kryetar komune para zgjedhjeve. Por pas zgjedhjeve, a gjejnë kryetarët e komunave kohë të dëgjojnë nevojat e dhe kërkesat e qytetarëve?

Se sa shpesh pranojnë kërkesa apo ankesa dhe në çfarë mënyre qytetarët mund të paraqesin problemet me të cilat përballen, kontaktuam tre komuna të Shkupit. Komunën e Çairit, të Studeniçanit dhe atë të Sarajit.

Nga Komuna e Çairit thonë se kanë caktuar termin të rregullt për pranimin e qytetarëve ditën e premte në ora 11:00 ndërsa brengat e qytetarëve i dëgjon deputetja e zonës Merita Koxhaxhiku.

”Varësisht nga koha e kryetarit nëse ai ka kohë dhe vjen ndonjë palë që kërkon të takohet me kryetarin dhe nëse ka hapësirë kryetari atëherë nuk e refuzon takimin me qytetarët.(2:23 –3:02) Në shumicën e rasteve janë kërkesat e qytetarëve për intervenim infrastrukturor, për higjienën, për çështje dokumentacioni kur qytetarët nuk kanë njohuri se ku dhe si mund të orientohen në komunë por është edhe çështja e punësimeve, studentëve, regjistrimet në shkolla dhe probleme të cilat i tangojnë një lagjeje apo rruge”, deklaroi Merita Koxhaxhiku – Deputete.

Në komunë të Studeniçanit nuk kanë një ditë të caktuar për të dëgjuar qytetarët por të njëjtit sipas kësaj komunë mirëpriten çdo ditë pune.

“Deri më sot, Komuna e Studeniçanit nuk ka pasur një ditë apo orar të veçantë të caktuar për pritjen e qytetarëve. Megjithatë, në të ardhmen planifikojmë të përcaktojmë një ditë dhe orar të rregullt për takime me qytetarët, me qëllim që komunikimi dhe adresimi i kërkesave të tyre të jetë sa më i organizuar. Për momentin, të gjithë qytetarët që kanë brenga, kërkesa apo probleme mund të paraqiten në Komunë gjatë çdo dite pune, brenda orarit zyrtar të punës, ku do të kenë mundësinë të takohen dhe të paraqesin çështjet e tyre”,

thanë nga Komuna e Studeniçanit.

• Komuna e Studeniçanit nuk ka pasur një ditë apo orar të veçantë të caktuar për pritjen e qytetarëve.
• Të gjithë qytetarët që kanë brenga, kërkesa apo probleme mund të paraqiten në Komunë gjatë çdo dite pune.

Në komunë të Sarajit, gjithashtu thonë se nuk kanë një ditë të caktuar për të dëgjuar qytetarët dhe sipas tyre çdo ditë punë pranojnë qytetarë për takime. Përveç kësaj, nga komuna shtojnë se edhe dy deputet të zonës kanë zyra në hapësirat e komunës dhe kanë takime të përditshme me qytetarë.

Sipas ligjet për vetëqeverisje lokale, qytetarët kanë të drejtë ligjore të paraqesin ankesa, kërkesa dhe propozime në komunë për çështje që lidhen me interesin lokal. Komuna është e detyruar të krijojë mekanizma për pranimin dhe shqyrtimin e tyre. Kjo e drejtë buron nga Ligji për Vetëqeverisje Lokale dhe rregullohet më tej me statutin e secilës komunë. Qëllimi është që kryetari dhe administrata komunale të dëgjojnë dhe të trajtojnë problemet e qytetarëve gjatë gjithë mandatit, jo vetëm gjatë fushatave zgjedhore./Alsat.mk.

The post Qytetarët dëgjojnë premtimet para zgjedhjeve, por a kanë kryetarët e komunave kohë për ta pas zgjedhjeve? appeared first on Alsat.