Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi gjatë ditës së djeshme në Klubin e Deputetëve shtroi iftar për funksionarët e qeverisë dhe deputetët, përcjell TV21. Në iftar ishin prezent edhe kryeministri Hristijan Mickoski e kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, por edhe deputetë të opozitës shqiptare.
Pyetëm shërbimet e Kuvendit, por edhe personalisht kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi, nëse iftari është paguar nga institucioni, apo e ka paguar personalisht ai, por deri në momentin e publikimit të këtij teksti, nuk morëm përgjigje.
Burime nga institucioni shtetëror që menaxhon Klubin e Deputetëve konfirmuan për TV21 se darka e iftarit është bërë me kërkesë të kryeparlamentarit Afrim Gashi dhe është paguar me para nga buxheti i Kuvendit.
