Gazetare: Ajnur Bafqari

Rregulla të reja, shprehi të vjetra. Shumë qytetarë duket se nuk po e përfillin fazën testuese të sistemit “Safe City” ( atmosferë C0012-C0013 )

Për pak minuta, kamera e Alsat regjistroi një sërë shkeljesh në terren. Nga kalimet në të kuqe, deri te manovrat e rrezikshme në kryqëzime (atmosferë) C0006, C0001

Por ndërsa kamerat regjistrojnë shkeljet, trafiku në kryeqytet duket se po paguan çmimin.
Në orët e pikut, rrugët kryesore në Shkup, janë pothuajse të bllokuara. Qytetarët presin gjatë nëpër kolona, ndërsa qarkullimi zhvillohet me ritme të ngadalta. ( atmosferë)

Qytetarët me mendime të ndara sa i përket këtij sistemi. Disa thonë se nuk kanë hasur ndonjë dallim gjatë këtyre ditëve, të tjerët thonë se sistemi vetëm e ka përkeqësuar trafikun, ndërsa disa të tjerë e mirëpresin këtë ndryshim, por thonë se nevojitet më shumë kohë për adaptim.

“Jo jo, s’ka njëlloj është, s’ka ndonjë vërejtje, ashtu vazhdon..S’ka s’janë kushtet, shteti nuk i mundëson kushtet, mandej ja kërkon kushtet. Shteti si shtet nuk i përmbush kushtet”, tha një qytetar.

“Turmë e tepërt, tash a është ajo se ka lëvizje më të ngadalshme, por rregulloret duhet të respektohen, mendoj që është mirë ajo, por duhet të adaptohemi na duhet kohë…Frika i ruan vreshtët, thotë një fjalë popullore”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Mua s’më ka ardhur asgjë, por disa shokëve të mi u ka ardhur, disa kolegë që i kam pas. Kështuqë më mirë është, ka pak ma mirë disiplinë… Rinia është katastrofë, rinia është, nuk kanë si të them, nuk kanë durim, të kalon, hy bën telashe. Më shumë që krijojnë parregullsi janë ata me motorë, trotinete, shumë edhe pse është ftohtë përsëri i ngasin”, tha një qytatar.

“Po, më ngadalë vozitet, ka më shumë kujdes dhe kështu… Mendoj se më mirë do të shkojë”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Kjo është një gjë shumë e mirë, sepse vërtetë ka shumë pa rregullsi, por ka prej njerëzve të shtetit pika e parë, pika e dytë nëse mund të shprehem pa babë e nënë, pa regjistrim e në të kuqen e gjëra të ngjashme”, theksoi një qytetar.

Reagime të shumta edhe nëpër rrjete sociale. Dominojnë ankesat e qytetarëve ndaj sistemit, për të cilin thonë se u dërgon sms porosi paushalle, edhe gjatë kohës kur, siç pretendojnë ata, nuk kanë dalë nga shtëpia.

“Çfarë po ndodh me shtetin tonë, duke qëndruar në shtëpi të vinë paralajmërime për vozitje të shpejtë, në fakt nuk kam dal sot prej shtëpie”.

“Duke pirë kafe në Nigishtan, më vjen dënimi në autostradë sot. O vëlla s’kam dalë fare me veturë”

“Më 3 dhjetor, në 12 të mesditës, vjen sms porosi se më kanë fotografuar më 30 nëntor.”

Nuk mungojnë as reagimet ironizuese ndaj këtij sistemi.

“Shpejtësinë e pestë dhe të gjashtë, i shpall të vdekura”.

“Nuk më ka ndodhur të nisem pas orës 9 për në punë dhe 4 herë të më kap semafori. Sot 5 herë më kapi. Populli po bën panik edhe në të gjelbër”.

“Safe City po na detyron t’i shesim veturat në ndonjë shtet ku nuk ka rregulla dhe të blejmë biçikleta”.

Vetëm në 24 orët e para të zbatimit të fazës provë të sistemit, rreth 110 000 qytetarë kanë marrë sms porosi me vërejtje të ndryshme për shkelje. Nëse këta qytetarë, do të paguanin vetëm shumën minimale të gjobave, që fillon nga 10 euro, në buxhetin e shtetit, do të futeshin rreth 1 milion e 100 mijë euro, vetëm nga shkeljet e bëra në Shkup. Aktualisht po vijon faza testuese, e cila po zbatohet në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë. Së shpejti në funksion pritet të vendosen edhe kamerat e korridoreve 8 dhe 10, ndërsa më vonë sistemi do të shtrihet në nivelin e të gjithë shtetit. /Alsat.mk

The post Qytetarët nuk i kanë marrë seriozisht paralajmërimet për shkelje në komunikacion appeared first on Alsat.