Një koment i publikuar në postimin e deputetit të VLEN-it, Adnan Azizi, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pasi qytetari e ka sfiduar atë që të njëjtin standard që kërkon për shqiptarët e Luginës së Preshevës ta zbatojë edhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Azizi, në postimin e tij, ka folur për sfidat me të cilat përballen shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, duke kërkuar dinjitet, barazi, zhvillim dhe të drejtën për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre.
Në koment, qytetari shkruan se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut gjithashtu përballen me diskriminim dhe i kërkon deputetit që të mos e shohë çështjen vetëm përtej kufirit.
“Edhe ne shqiptarët e Maqedonisë kohën e fundit jemi me shumë se ata të diskriminuar”, shkruan komentuesi, duke shtuar se diskriminimi, sipas tij, “shihet qartë”.
Ai e lidh këtë me situatën e shqiptarëve në Pollog dhe pyet deputetin se çfarë po bën si pjesë e pushtetit përballë këtyre problemeve.
“Ju çfarë bëni si pjesë e pushtetit? Prandaj ju zgjedhëm për të na diskriminuar maqedonët? Haram ju qoftë votat shqiptare”, vijon komenti.
Komentuesi e mbyll reagimin duke kërkuar që vëmendja të kthehet edhe te problemet dhe shqetësimet e shqiptarëve brenda Maqedonisë së Veriut.
The post Qytetari e kujton Adnan Azizin se edhe shqiptarët e RMV-së janë të diskriminuar si shqiptarët e Serbisë first appeared on .
