Ministria e Punëve të Brendshme njofton se një 62-vjeçar ka ndërruar jetë, sipas raportit mjekësor, nga ngufatja e tymit, pasi paraprakisht ai kishte rënë mbi një ngrohëse elektrike, pas çka ishte djegur.
“Me datë 31.12.2024, në Stacionin Policor të Strumicës është raportuar se në një shtëpi në rrugën “Shirok doll” në Strumicë është gjetur i vdekur D.K. (62) nga Strumica. Një mjek ka konstatuar vdekjen për shkak të mbytjes (ngufatjes) nga tymi, ndërsa më herët personi ka rënë në mbi një ngrohëse elektrike dhe rrobat e tij kanë marrë flakë. Prokurori publik, inspektori për zjarr dhe ekipi i SPB-Strumica kanë kontrolluar vendin”, thonë nga MPB.

