Policia njofton se gjatë ditës së djeshme, në Dibër ka ndërruar jetë një punëtorë i ndërtimtarisë, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, personi në fjalë ra nga lartësia e objektit ku po punonte.

“Më 08.01.2026 rreth orës 11:35, në Stacionin Policor të Dibrës, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore është raportuar se në rrugë drejt spitalit në Dibër, ka ndërruar jetë S.K. (40) nga Debari. Sipas raportit, rreth orës 11:15 ai ka rënë nga një ndërtesë në ndërtim e sipër në rrugën “Bashkim vëllazërimi“ në Dibër, ku punonte, dhe ka ndërruar jetë në rrugë drejt spitalit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektor i punës dhe prokuror publik, dhe sipas urdhrit të tyre trupi është dërguar për autopsi. Kontrollin në vendin e ngjarjes e ka kryer një ekip i Stacionit Policor të Dibrës”, thonë nga MPB.