Mesfushori francez Adrien Rabiot kërkon të jetë lider te skuadra e Milan. Ai e konfirmoi këtë në ndeshjen e parë në kampionat, duke realizuar një nga dy golat e skuadrës së tij, në fitoren 2-1 ndaj Torino jashtë fushe.

Jam i lumtur që po ndihmoj ekipin tim. Pas botërorit nuk kam patur shumë ditë në dispozicion për t’u stëvitur me skuadrën, por pasi bisedova me trajnerin e kuptova se çfarë dëshiron ai, çfarë pret ai nga unë”, tha Rabiot.

Më tej, ai pranoi rolin e ri në skuadër: “Trajneri Amorim më kërkon të luaj më afër portës kur ta rifitojmë topin. Më pëlqen të sulmoj portën, jam i lumtur. Këtë sezon, do të përpiqemi ta kemi topin më shumë se kundërshtarët tanë

”.

Nuk e di nëse mund të jem një lider për këtë ekip por jam gati të ndihmoj shokët për të arritur objektivat. Jemi të gjithë gati për të sakrifikuar dhe unë doa të jap ndihmën time, kudo që luaj në fushë”, deklaroi Rabiot.

The post Rabiot karikon skuadrën: Jam gati të bëhem lider, e di se çfarë kërkon trajneri nga unë appeared first on Telesport.