Adrien Rabiot ishte protagonist me një gol në fitoren 2-1 të Milan ndaj Torino, në ndeshje ku Ruben Amorim debutoi si trajner i kuqezinjve. Francezi, përveç golit, realizoi edhe një assist, duke qenë një lider në fushë.

Jam i lumtur që jam kthyer, që pashë idetë e trajnerit. Pastaj fola edhe me trajnerin. Luajta mirë në fushë dje, një rol i ri, por e kisha tashmë këtë rol pak a shumë me De Zerbin në Marsejë”, tha Rabiot.

Më pëlqen të sulmoj portën, jam i lumtur. Kupa e Botës ishte e shkëlqyer, arritëm në gjysmëfinale edhe pse donim të fitonim. Shkova me pushime për të pushuar mirë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht, sepse ishte një sezon i vështirë, veçanërisht me mënyrën se si përfundoi viti i kaluar me Milan”, shtoi francezi.

Më tej, Rabiot komentoi: “U ktheva me shumë dëshirë, i kërkuam trajnerit disa ditë të tjera dhe ai na dha katër ditë, kështu që nuk i kuptoj polemikat, por gjithmonë kështu është në Itali”.

“Jam i lumtur që kam ardhur vetëm me një javë punë, por e kuptova se çfarë dëshiron trajneri, çfarë pret ai nga unë. Jam i lumtur që shënova dhe dhashë një asist. Amorim më kërkon të luaj më afër portës kur ta rifitojmë topin”, tha Rabiot.

Këtë sezon, do të përpiqemi ta kemi topin më shumë se kundërshtarët tanë, dhe duhet të jetë më e lehtë të krijojmë raste, duke shënuar gola dhe duke dhënë asiste”, përfundoi mesfushori francez.

The post Rabiot lider për Milan: I lumtur që jam kthyer, kam një pozicion të ri që me lejon të sulmoj më shumë appeared first on Telesport.