Fitorja e Milanit në fushën e Genoa nuk e qetësoi Adrien Rabiot, i cili mbeti i revoltuar për mosndëshkimin me karton të kuq të Marcandalli. Në minutën e 50-të, mbrojtësi i Genoa rrëzoi francezin rreth 60 metra larg portës. Rabiot kërkoi përjashtimin e tij për një faull si lojtar i fundit, por arbitri Massa nxori vetëm kartonin e verdhë.

Ish-arbitri Gianpaolo Calvarese e konsideroi të mbrojtshëm vendimin e Massës, duke argumentuar se VAR-i nuk do të ndërhynte nëse gjyqtari do të kishte nxjerrë menjëherë kartonin e kuq.

Për përjashtimin në rastin e mohimit të një rasti të dukshëm shënimi duhet të plotësohen katër kritere: distanca nga porta, drejtimi i aksionit, mundësia për të kontrolluar topin dhe pozicioni e numri i mbrojtësve.

Rabiot nuk u pajtua me këtë interpretim dhe iu përgjigj Calvarese në rrjetet sociale: “Në jetë, ashtu si në futboll, mund të bëhen gabime, por të paktën duhet të dish t’i pranosh. Gënjeshtrat e vazhdueshme nuk ju çojnë përpara. Pasojat i vuan futbolli italian. Mendohuni”.

 

The post Rabiot shpërthen kundër arbitrave: Pranojini gabimet! Nëse gënjeni, i bëni dëm futbollit italian appeared first on Telesport.