Në një intervistë të fundit, ish-lojtari i Barcelonës, Ivan Rakitic, u pyet për Lamine Yamal dhe për formën aktuale të katalanasve.

Kroatit i kujtuan një deklaratë që Gerard Pique, sipas të cilit Lamine nuk do të kishte vendin e titullarit në Barcelonën e viteve 2009-2015.

“Jam dakord me Gerard. Lamine është i jashtëzakonshëm, por sulmi i Barcelonës ishte më i forti në histori: Messi, Neymar dhe Suarez”, u shpreh Rakitic.

“Gjithsesi, Lamine është i shkëlqyer dhe mund të luajë kudo në sulm. Më pëlqen vetëbesimi i tij dhe fakti që e shijon futbollin”.

The post Rakitic: Jam dakord me Pique, Yamal nuk do ishte titullar me Messin appeared first on Telesport.